EasyKont
Fshirja e llogarisë
Kërko fshirjen e llogarisë EasyKont dhe të dhënave përkatëse.
Ju mund të kërkoni fshirjen e llogarisë suaj EasyKont (ART ZYMERI B.I.) në çdo kohë. Plotësoni formularin më poshtë për të dërguar kërkesën, ose na shkruani drejtpërdrejt në info@atika.solutions.
Pronari i biznesit mund ta mbyllë llogarinë edhe vetë, menjëherë: në EasyKont, te Cilësimet → Profili → Mbyll llogarinë, me fjalëkalimin dhe NUI-n e biznesit.
Çfarë fshihet
- Llogaria dhe profili juaj (emri, email-i, kredencialet).
- Të dhënat e biznesit dhe ato kontabël që keni futur ose ngarkuar.
- Cilësimet dhe preferencat e lidhura me llogarinë tuaj.
Çfarë mbahet
Disa të dhëna (p.sh. regjistrat fiskalë dhe faturat) mund të mbahen për aq kohë sa e kërkon legjislacioni tatimor dhe kontabël në Kosovë: kuponët fiskalë nuk fshihen dot dhe ruhen 6 vjet. Këto ruhen të sigurta dhe fshihen pas përfundimit të afatit ligjor.
Kërkesat i procesojmë brenda 30 ditësh. Mund t’ju kërkojmë të verifikoni identitetin përpara fshirjes për të mbrojtur të dhënat tuaja.